Ish-dhëndri i i presidentit rus Vladimir Putin është “arratisur” nga Rusia drejt Dubait me vajzën e një prej gjeneralëve të lartë.
Kirill Shamalov, i cili organizoi një festë luksoze për ditëlindjen e tij të 40-të në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka qenë i martuar më parë me Katerina Tikhonova.
35-vjeçarja është vajza e dytë e presidentit rus. Dyshja u martuan në fshehtësi në vitin 2013 dhe qëndruan së bashku për pesë vjet.
“Ndërsa të gjithë në vend po shtrëngojnë rripat, biznesit dhe industrisë i janë besuar role kyçe në shpëtimin e ekonomisë, ish-dhëndri i Vladimir Putinit, aksioneri miliarder i Sibur Kirill Shamalov, po vazhdon jetën e tij”, raportoi kanali Telegram VChK-OGPU.
Partnerja e re e Shamalov Anastasia Zadorina, 33 vjeç është vajza e një gjenerali të fuqishëm të shërbimeve sekrete në FSB, me një rol kyç në pushtimin e Ukrainës.
Ai organizoi festën e tij luksoze të 40-vjetorit në kullën Burj Al Arab në Dubai. Festa ishte vetëm për elitën dhe u mbajt mjaft sekrete duke pasur parasysh ngjarjet aktuale në Ukrainë”, shpjegoi media në fjalë.
/b.h