Për Ukrainën sot është dita e 32-të e luftës, që kur Rusia filloi sulmin ushtarak. Presidenti u Ukrainës Vladimir Zelensky i bëri thirrje Perëndimit për më shumë armë.
‘Ne kemi nevojë për armë. Pa tanke dhe aeroplanë nuk do ta shpëtojmë Mariupolin’. Ndërkohë gjatë natës sërish pati shpërthime të reja në Kiev, të cilat shkaktuan 4 të plagosur, mes tyre dhe një fëmijë.
Pasi deklaroi se dëshiron që të përqendrojë forcat në Donbass, Rusia ka vazhduar sulmet sërish ndaj të gjitha qyteteve në Ukrainë.
Sakaq një tjetër gjeneral rus u vra në Kherson, i shtati sipas disa burimeve. Dhe, sipas mediave ukrainase, trupat e Kievit kanë rikuperuar terren në zonën e Zaporizhzhia.
/b.h