Ilkay Gundogan po luan sezonin e fundit në Bundesligë.
Mediat gjermane raportojnë se mesfushori i Borussia Dortmundit, Ilkay Gundogan, do të largohet gjatë verës nga skuadra gjermane.
Manchester Unitedi dhe Chelsea, janë duke luftuar për t’i siguruar shërbimet e 25 vjeçarit.
Ditë më parë edhe vetë lojtari e pranoi se e ardhmja e tij nuk është e sigurt, çka ka vënë në alarm gjigantët anglez të cilët janë të gatshëm të ofrojnë shuma marramendëse për t’i siguruar shërbimet e 25 vjeçarit. Përveç Unitedit e Chelseat, edhe Jurgen Klopp e dëshiron lojtarin, i cili e njeh shumë mirë nga koha e tij me Dortmundin. Mediat gjermane raportojnë se lojtari sezonin e ardhshëm do të luaj në Premierligë, por mbetet të shihet se cilën skuadër do ta zgjedhë.