Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit kanë mbërritur këtë mesditë sërish në selinë e Partisë Demokratike. Përfaqësuesit e këtij komisioni, që një ditë më parë morën nga gjykata certifikimin e Kuvendit të 11 Dhjetorit kanë mbërritur sërish sot në seli, sipas tyre për të kryer një inspektim.
Deputeti Flamur Noka tha se do të ç’blindojnë godinën. “Ekspertët na thanë që do kohë të ç’bunkerizohet selia”, theksoi Noka.
“I pari ç’bunkerizimi i PD, i dytë që është rrugën me ideo demokrat nga më i thjeshti deri te deputetë e kemi së bashku, pas ç’bunkerizimit të partisë kjo seli do ti rikthehet normalitetit. Do të jetë e hapur për çdo demokrat. Kjo periudhë do ti përkasë së shkuarës. Nuk do të dëshiroja as ta kujtonim këtë situatë. Do të shohim përpara të gjithë së bashku sepse nuk mund të rrimë eng i hijeve të bunkerit, as i mentaliteteve të vjetra. Beteja do të jetë me regjimin, për ta rrëzuar një regjim që po iu pi gjakun shqiptarëve”, shtoi ai.
g.kosovari