Presidenti i SHBA-së Joe Biden do të takohet me dy ministra të Ukrainës në Poloni – takimi i tij i parë ballë për ballë me zyrtarë të nivelit të lartë që kur forcat ruse pushtuan vendin një muaj më parë, shkruan BBC
Shtëpia e Bardhë tha se pritet gjithashtu një takim midis Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Antony Blinken dhe Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin me homologët e tyre ukrainas, Dmytro Kuleba dhe Oleksii Reznikov.
Biden ndodhet në Poloni që nga e premtja dhe do të mbajë një fjalim rreth konfliktit gjatë ditës së sotme. Disa thonë se fakti që ministrat ukrainas po largohen nga vendi i tyre është një shenjë e besimit të tyre në rritje për mënyrën se si po zhvillohet lufta me Rusinë.
g.kosovari