Fshehu njerëzit në kishën e tij/ Trupat ruse rrëmbejnë pastorin ukraino-amerikan
Një pastor ukraino-amerikan është rrëmbyer nga ushtarët rusë pasi kishte fshehur njerëz në kishën e tij. Misionari amerikan është rrëmbyer nga forcat ruse në Ukrainë.
50 vjeçari Dmitry Bodyu, mësohet se është rrëmbyer nga një grup prej rreth tetë deri në 10 ushtarësh nga shtëpia e tij në Melitopol të shtunën e mëngjesit të 19 marsit.
21:28/ Shqetësimet për trafikimin e qenieve njerëzore, Interpol dërgon një ekip në Moldavi, aty ku strehohen refugjatët nga Ukraina
Organizata globale e policisë Interpol ka dërguar një ekip në Moldavi për shkak të shqetësimeve për trafikimin e qenieve njerëzore, pasi vendi përballet me një rritje të madhe të refugjatëve që vijnë nga Ukraina.
Që nga fillimi i pushtimit rus, pothuajse 380,000 ukrainas janë larguar drejt Moldavisë, e cila ka një popullsi prej 2.6 milionë banorësh dhe është një nga vendet më të varfra në Evropë.
20:24/ Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili shkruan nga burgu: Lukashenko nëse dërgon trupat e tua në Ukrainë, do përfundosh keq
Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili i cili ndodhet në burg, ka reaguar për situatën në Ukrainë duke theksuar se Bjellorusia është një shtet-klient i Rusisë. Përmes një postimi në Tëitter ai shkruan se presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko shkruan se do të përfundojë keq nëse dërgon trupat e tij në Ukrainë.
Specialistët perëndimorë tregojnë prapaskenat: Taktikat ukrainase pengojnë sulmin rus
Zyrtarë perëndimorë të mbrojtjes thonë se Ukraina ka përdorur taktika të shpejta kryengritëse për të penguar sulmin rus, ndërsa ka zmbrapsur forcat ruse në zonat periferike në veriperëndim dhe lindje të kryeqytetit Kiev. Goditjet dhe zënia në pritë e forcave ruse pas vijës ndarëse me njësitë e lëvizjes së shpejtë, shpesh gjatë natës, ka provuar të jetë një ndër taktikat më të efektshme në terren.
Kjo u shtohet gabimeve logjitistike që rusët ende nuk kanë qenë në gjendje të kapërcejnë, thonë strategët ushtarakë. Ata thonë se taktikat ukrainase po demoralizojnë trupat ruse.
Presidenti Joe Biden u tha trupave amerikane të cilët janë zhvendosur në një mision parandalues pranë kufirit me Ukrainën se pasojat e konfliktit mund të shtrihen në mbarë botën.
“Ajo që është në rrezik nuk është vetëm ajo që ne po bëjmë këtu në Ukrainë për të ndihmuar popullin ukrainas dhe për të parandaluar vazhdimin e masakrës” – u tha Biden anëtarëve të shërbimit amerikan nga Divizioni i 82-të Ajror, të cilët janë vendosur përgjatë skajit lindor të NATO-s.
Rusia publikon të dhënat për vdekjen e ushtarëve në luftë më Ukrainën
Ushtria ruse ka thënë të premten se 1351 ushtarë të saj janë vrarë në luftën në Ukrainë dhe 3825 të tjerë janë lënduar, në përditësimin e parë të të dhënave për vdekjet, që nga 2 marsi.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ukraina dhe NATO thonë se Rusia ka humbur më shumë trupa. Dy zyrtarë të lartë të NATO-s kanë thënë të mërkurën se numri i ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë mund të sillet mes 7 mijë deri në 15 mijë.
Ukraina tha më 25 mars se bisedimet me Moskën janë “shumë të vështira” dhe u zotua se nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj.
“Procesi negociues është shumë i vështirë”, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
Hungaria do dërgojë trupa dhe armatime në Ukrainë
Kryeministri i Hungarisë, Vikton Orban nuk ka pranuar kërkesën e Presidentit Volodymyr Zelensky-t për të dërguar armë në Ukrainë dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Sipas BBC, Orban është shprehur se këto akte janë kundër interesave kombëtare të Hungarisë.
Shefi i ushtrisë ruse ka deklaruar se Moska do të përqendrojë luftën në “çlirimin e plotë” të rajonit lindor të Ukrainës, Donbas. Ministri i Mbrojtjes tha se Rusia kishte shqyrtuar dy opsione për “operacionin e saj special ushtarak”, një që mbulonte të gjithë Ukrainën dhe tjetri do fokusohej në Donbas.
Kremlini tha sot se nuk do të ndodhë asgjë dhe nuk do të ketë pasoja nëse SHBA dhe aleatët e saj do të dëbojnë Rusinë nga grupi i G20, sepse shumë prej anëtarëve, janë gjithsesi në luftë ekonomike me Moskën.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov komentoi deklaratat e presidentit Biden i cili tha se do të punojë që Rusia të largohet nga G20.
Presidenti Biden mbërrin në Poloni. Do të vizitojë qytetin pranë kufirit me Ukrainën
Presidenti amerikan Joe Biden mbërriti sot në Poloni, pas një takimi në Bruksel me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Dy udhëheqësit njoftuan formimin e një grupi pune të përbashkët për të reduktuar varësinë e Evropës nga karburantet fosile ruse. LEXONI TE PLOTE
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Rusia po përballet me një luftë totale të shpallur nga Perëndimi. Në një takim të premten, Lavrov tha se “për ne është shpallur një luftë e vërtetë hibride, një luftë totale”.
Ai shtoi se qëllimi ishte “shkatërrimi, thyerja, mbytja e ekonomisë ruse dhe Rusisë në tërësi”.
Forcat ushtarake të Vladimir Putinit po vijojnë të pësojnë humbje të rënda në Ukrainë. “Daily Mail” raporton se Presidenti i Rusisë, ka humbur gjeneralin e pestë gjatë luftimeve në Ukrainë.
Bëhet fjalë për komandantin e lartë ushtarak që ‘mburrej’ se lufta ruse do të përfundonte ‘për disa orë’. LEXONI TE PLOTE
Presidenti i SHBA, Joe Biden tha të enjten se NATO do të përgjigjet nëse Rusia përdor armë kimike në Ukrainë. Gjithashtu ka paralajmëruar më parë se Moska do “paguajë një çmim të madh” nëse e bën këtë.
Përdorimi i armëve të tilla kundër popullit ukrainas përshkallëzonte pushtimin e Rusisë dhe do sillte hakmarrjen e Perëndimit.
Edhe sa kohë ka mundësi Rusia ta vazhdojë luftën e saj në Ukrainë? Fushata e sanksioneve ekonomike që po e godet rëndë ekonominë ruse, u projektua fillimisht si një masë parandaluese, dhe tani si një ndëshkim.
Ajo do të ketë efektin e dëmtimit serioz të rritjes ekonomike në Rusi, duke e privuar këtë vend nga disa furnizime teknologjike shumë të rëndësishme, dhe do ta kufizojë hapësirën në të cilën rusët mund të bëjnë biznes jashtë vendit. Megjithatë, kjo gjë nuk mund t’i ndalë rusët që të vazhdojnë luftën e tyre në Ukrainë.
Kremlimi u është përgjigjur komenteve të presidentit amerikan Joe Biden i cili foli për përjashtim të Rusisë nga grupi G20 që bën bashkë ekonomitë kryesore të botës, si një përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se kjo nuk do të ishte ndonjë gjë katastrofike për Rusinë.
“Formati i G20 është i rëndësishëm por në rrethanat aktuale kur shumica e shteteve anëtare janë në gjendje lufte me ne, asgjë e tmerrshme nuk mund të ndodhë”, u tha ai gazetarëve. Peskov deklaroi se bota shtrihet më tej se SHBA dhe Europa ndërsa theksoi se përpjekjet e tyre për të izoluar Moskën do të dështojnë.
13:30/ Rusët kryejnë bombardime në Kharkiv, 4 të vdekur nga sulmi në spital
Katër civilë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, si pasojë e sulmeve ruse që kanë goditur qendrën mjekësore në Kharkiv, ka thënë policia lokale. Harkivi është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe afër kufirit rus në lindje.
“Këtë mëngjes, pas bombardimeve në infrastrukturën civile nga disa hedhëse raketash, shtatë civilë janë plagosur dhe katër prej tyre kanë vdekur”, ka thënë policia. Sulmet kanë shënjestruar një qendër mjekësore në rajonin Osnovianski. Forcat ruse kanë tentuar pa sukses që të rrethojnë Kharkivin. Analistët besojnë se ata kanë pak municione.
Kremlimi u është përgjigjur komenteve të presidentit amerikan Joe Biden i cili foli për përjashtim të Rusisë nga grupi G20 që bën bashkë ekonomitë kryesore të botës, si një përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se kjo nuk do të ishte ndonjë gjë katastrofike për Rusinë. “Formati i G20 është i rëndësishëm por në rrethanat aktuale kur shumica e shteteve anëtare janë në gjendje lufte me ne, asgjë e tmerrshme nuk mund të ndodhë”, u tha ai gazetarëve.
12:48/ Iku nga Ukraina për shkak të luftës/ Atletja triumfon në maratonën e Jeruzalemit
Një refugjatë ukrainase e cila u largua drejt Izraelit me vajzën e saj 11-vjeçare për t’i shpëtuar luftën ka triumfuar në garën maratonë të Jeruzalemit.
Atletja Valentyna Veretska ka marrë çmimin e parë në disiplinën e garës për femra prej 2 orë 45 minuta 54 sekonda.
11:39/ “Rreth 400 mijë njerëz janë dëbuar në Rusi”, Ukraina akuzon Moskën për largimin e dhunshëm të civilëve
Avokatja e Popullit të Ukrainës, Lyudmyla Denisova, ka akuzuar Moskën për largim të dhunshëm të mijëra civilëve nga qytetet e shkatërruara ukrainase për në Rusi, për të rritur presionin ndaj Kievit që të dorëzohet.
Denisova ka thënë më 25 mars se 402,000 njerëz, duke përfshirë 84,000 fëmijë, janë dërguar kundër dëshirës së tyre në Rusi, ku disa mund të shfrytëzohen si “pengje”.
Kremlini ka njoftuar për numër gati të njëjtë për ata që kanë ndryshuar lokacion, mirëpo ka pretenduar se ata kanë dëshiruar që të shkojnë në Rusi. Rajonet ukrainase të kontrolluara nga separatistët flasin kryesisht rusisht, dhe disa njerëz kanë mbështetur krijimin e lidhjeve të ngushta me Moskën.
Ish-gruaja bionde magjepsëse e Roman Abramovich e ndan kohën e saj mes dy mega-pallateve në Belgravia, një pasurie prej 18 milionë paundsh (£), 425 hektarësh në West Sussex dhe një vile 15 milionë paund buzë detit në Antibes – dikur shtëpia e Dukës dhe Dukeshës së Windsor.
Thuhet se ajo është klientja numër një e Harrods, me dollapë të mbushur plot me rroba të stilistëve më të famshëm dhe është përshkruar nga një ish-roje sigurie si “Imelda Marcos e Londrës”.
Por tani është raportuar se ajo është fshehur në një nga shtëpitë e saj në pallatin në Londër “duke jetuar në frikë”, e tmerruar se pasuria e saj prej 500 milionë paundsh është nën kërcënim dhe se ditët e shfaqjes së stilit të saj të jetesës përrallore luksoze në Mbretërinë e Bashkuar kanë mbaruar.
Bashkimi Evropian pritet të bëjë të ditur një marrëveshje, sipas së cilës, Shtetet e Bashkuara do ta furnizojnë bllokun evropian me gaz të lëngshëm natyror, në mënyrë që të zëvendësohen importet ruse.
Presidenti Joe Biden, i cili mori pjesë në samitin e liderëve të BE-së në Bruksel të enjten, premtoi se SHBA do të dërgojë të paktën 15 miliardë metra kub më shumë gaz të lëngshëm në Evropë këtë vit sesa ishte planifikuar më parë, shkruan Reuters.
Meqenëse fabrikat gazit të lëngshëm në SHBA po prodhojnë tashmë me kapacitet të plotë, analistët deklarojnë se shumica e gazit shtesë nuk do të shkojë në pjesët e tjera të botës por do të vijë në Evropë.
“Ne presim që masat afatshkurtra për të mbështetur importet evropiane të gazit të mbështeten në rialokimin e furnizimit ekzistues,” thuhet në një raport analistët në Goldman Sachs, duke vënë në dukje se “një zhvendosje e tillë në Evropë tashmë po ndodh”.
10:08/ Ukraina zbulon shifrat: Ja sa fëmijë janë vrarë që prej nisjes së luftës
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës ka thënë se 135 fëmijë janë vrarë dhe 184 janë plagosur prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë.
Duke dhënë një përditësim për viktimat, zyrtarët kanë thënë se dy fëmijë janë vrarë gjatë luftimeve të ashpra në rajonin Luhansk.
Të enjten, dy fëmijë të moshave gjashtë dhe 13 vjeç janë plagosur në rajonin Donjeck, si pasojë e bombardimeve ruse.
Moska do të përpiqet të zgjidhë situatën e Serbisë që paguan gazin rus në rubla, deklaroi më 24 mars zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Ndërkohë, një deklaratë e kryetarit të parlamentit serb ka shkaktuar reagime të forta nga ambasada e Ukrainës në Beograd.
Në përgjigje të sanksioneve perëndimore për shkak të luftës në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia do të fillojë t’u shesë gaz vendeve “jomiqësore” në rubla.
Por kjo deklaratë e Putin duket se nuk ka marrë aprovimin e Beogradit, pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi më herët se pagesa e gazit rus në rubla do të përbënte problem. Shqetësimi i Serbisë duket se ka marrë përgjigje pozitive në Kremlin.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar vlerësimin e saj të fundit të inteligjencës për luftën, duke thënë se Ukraina ka mundur të rimarrë qytete dhe pozicione mbrojtëse në lindje të kryeqytetit të Kievit.
Ministria e Mbrojtjes thotë gjithashtu se Ukraina ka pasur njëfarë suksesi dhe në veriperëndim të Kievit, duke i zmbrapsur forcat ruse nga tokat që kishin marrë. Analiza e inteligjencës britanike shton se linjat e furnizimit të Rusisë janë të tejzgjatura.
Rusia do të pendohet për vendimin e pushtimit të Ukrainës, ka thënë Nënsekretari amerikan i Mbrojtjes, Colin Kahl para gazetarëve.
“Mendoj, me një shkallë të lartë të sigurisë, se Rusia do të dalë nga Ukraina më e dobët sesa që ka hyrë në konflikt”, ka thënë ai. “Më e dobët në aspektin ushtarak, ekonomik, politik dhe gjeopolitik, por edhe më e izoluar”. Ai ka shtuar se rusëve janë duke u harxhuar raketat precize për shkak të konfliktit njëmujor.
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike ka njoftuar se Ukraina i ka thënë që forcat ruse janë duke bombarduar hyrjen e qytetit Sllavutiç. Ky qytet, me rreth 25,000 banorë, është vendi ku jeton një pjesë e madhe e punëtorëve të centralit bërthamor Çernobil. Çernobili, vendi ku ka ndodhur aksidenti më i rëndë bërthamor më 1986, është nën kontrollin e forcave ruse tash e një muaj.
Ukraina i ka thënë Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike se bombardimet janë duke rrezikuar shtëpitë dhe familjet e stafit që punon në Çernobil dhe është duke pamundësuar ndërrimin e punëtorëve.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë një video-adresim në samitin e Këshillit Evropian në Bruksel. Ai ka theksuar shkatërrimin dhe dëmet që ka shkaktuar pushtimi rus në shtetin e tij, dhe ka falënderuar Evropën që është bashkuar në mbështetje të Ukrainës. Më pas, ai u ka thënë hapur liderëve evropianë se kanë vepruar shumë vonë për të ndalur Rusinë.
“Ju keni vënë sanksione. Ne u jemi mirënjohës. Ata janë hapa të fuqishëm”. “Mirëpo ka qenë pak vonë… ka pasur mundësi”, ka thënë ai, duke shtuar se nëse do të kishte sanksione parandaluese, ndoshta Rusia nuk do të niste luftën. Pergatiti Panorama