Në emër të opozitës, kryetari i grupit të deputetëve demokrat Edi Paloka mbajti një fjalim ku akuzoi kryeministrin Rama se synimi i tij nuk është reforma por kapja e drejtësisë. Paloka akuzoi Ramën se ka shantazhuar gjyqtarët për të dhënë vendime të padrejta. Po ashtu, ai akuzoi se qeveria ka harxhuar miliona për t’i bërë publicitet sukseseve imagjinare.
Një pjesë e fjalës së zbardhur të deputetit Edi Paloka:
Plot 360 milionë për ti bërë reklamë Ramës në “The Economist”. Miliona të paguara për mashtrime. 360 milionë të paguara nga taksat që u merren me dhunë shqiptarëve, për ti bërë elozhe liderit botëror, ndërkohë që mijëra familje të bllokuara në borë presin nga qeveria t’u sigurojë bukën e gojës ëpr fëmijët e tyre. Janë të papërgjegjshëm shkruante dje një ish-deputet i kësaj mazhorance dhe ish-ministër. Në fakt janë të papërgjegjshëm, dhe arrogantë.
Ja pse Rama është i angazhuar plotësisht në Reformën në Drejtësi, por që në fakt është kapje e Drejtësisë.
Shumë prej shqiptarëve kemi ndjerë mungesën e drejtësisë për shkak të korrupsionit, e kur kjo më ka ndodhur mua që jam deputet, është e lehtë të imagjinosh se çfarë ndodh me shqiptarët e shpejtë. Me këtë synon të abuzojë Rama i cili nuk po mendon të zgjidhë problemin e korrupsionit, por përkundrazi synon vetëm kapjen e drejtësisë për interesin e tij. Rama e ka treguar me presione direkte ndaj gjyqtarëve, deri në prerje këmbësh. Të mendosh që ky synon të luftojë korrupsionin në drejtësi, e pastaj në administratë, duhet të jesh naiv. Njeriu që akuzohet nga OSBE se ka fshehur 200 milion euro para korrupsioni. Arsyeja pse kërkon të kapë drejtësinë është mbrojtja e kriminlëve dhe të korruptuarve.
***
Kuvendi i Shqipërisë çeli sesionin e VI Parlamentar. Seanca nisi pak minuta më parë me një fjalë hapëse të kryetarit të Parlamentit Ilir Meta. Në fjalën e tij, ai renditi se prioritete kryesiore të këtij sesioni Reformën në Drejtësi, Kodin Zgjedhor si dhe implementimin e ligjit për Dekriminalizimin.
“Reforma në Drejtësi do të jetë kryeprioriteti i këtij sesioni. Njëkohësisht fillimi nga puna dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE. Zbatimi i ligjit për pastërtinë e figurës së zyrtarëve është po ashtu prioritet.
Përmirësimmin e funksionimit ligjvënës të Kuvendit. Forcimin e rolit mbikqyrës të Kuvendit, përmes përmirësimit të mekanizmave monitorues. Vazhdimin e forcimit të rolit të Kuvendit në kuadër të integrimit evropian”, tha deklaroi Meta.