1611- Lindi udhetari turk Evlija Çelebi, i cili udhëtoi në Perandorinë Osmane nga viti 1630 dhe botoi vëzhgimet e tij në 10 libra që u njohën si “Udhëtimet”.
1867- Lindi dirigjenti italian Arturo Toscanini, një nga dirigjentët më të mëdhenj të shekullit të 20-të. Ai dirigjoi në Scala në Milano dhe më pas në Metropolitan Opera në Nju Jork, ku organizoi edhe një orkestër simfonike.
1918- Vdiq kompozitori francez Claude Achille Debussy, krijuesi i impresionizmit muzikor dhe një nga themeluesit e muzikës moderne.
1924- Mbreti grek Georgi II rrëzohet nga froni dhe Greqia shpallet republikë.
2002- Filmi “Toka e Askujt” nga regjisori boshnjak Danis Tanoviç fitoi Oscarin për filmin më të mirë në gjuhë të huaj.
2010- Vdes fotografi amerikan Jim Marshal, i cili ka fotografuar legjenda të rock and roll-it si Beatles, Bob Dylan, Janis Joplin dhe Jimi Hendrix për më shumë se gjysmë shekulli.
2012- Vdiq në Lisbonë në moshën 68-vjeçare shkrimtari italian Antonio Tabuki, profesor në Universitetin e Sienës. I konsideruar si një nga shkrimtarët më të rëndësishëm italianë bashkëkohorë, ai shkroi rreth njëzet libra që janë përkthyer në rreth 40 gjuhë . BETA