Kryeministri i Britanisë Boris Johnson, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin kinez, Xi Jinping, lidhur me situatën në Ukrainë.
Biseda mes tyre ka zgjatur rreth 50 minuta, njoftoi zëdhënësi i kryeministrit britanik.
Johnson ka kërkuar më shumë presion ndaj Presidentit Vladimir Putin për të tërhequr trupat nga Ukraina.
Kjo bisedë vjen një javë pasi presidenti amerikan Joe Biden mbajti një telefonatë gati dy orëshe me Xi.
/b.h