Ambasadori rus në Itali, Sergey Razov, ka paditur gazetën italiane La Stampa për publikimin e një artikulli për vrasjen e presidentit Vladimir Putin, shkruan The Guardian
“Kjo bie ndesh me rregullat e gazetarisë dhe moralit,” tha Razov pasi kishte depozituar padinë.
Më 22 mars, La Stampa publikoi një analizë me titull “A është e vetmja mundësi vrasja e tiranit”. Në artikull thuhej se nëse të gjitha opsionet e tjera kishin dështuar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, zgjidhja e vetme do të ishte që dikush të vriste Putinin.
/a.r