Kryetari në detyrë i PD, Enkelejd Alibeaj, paralajmëroi sot kallëzim për gjyqtarin Agron Zhukri, i cili njohur ndryshimet statutore të Kuvendit të organizuar nga Sali Berisha.
Alibeaj deklaroi se vendimi është marrë pa pasur prova dhe në mungesë të palëve në sallën e gjyqit.
Ai u shpreh se vendimi i Zhukrit është i zbatueshëm vetëm pasi të jetë marrë një vendim edhe nga Apeli.
“Është një vendim në nivelet e skandalit. Gjyqtari vetë pak kohë më parë ka deklaruar njohjet e veta dhe anësinë e vet në këtë proces. Pavarësisht kësaj ka marrënë shqyrtim çështjen.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka nërë ankimim. Çështja është në Apel megjithë dosjen dhe provat. Gjyqtari sot ka marrë një vendim pa pasur prova, dosje dhe palët prezente. Janë këto element që për këdo besoj se i lind e drejta përkallëzim penal për gjyqtarin të cilin e kam autorizuar.
Vendimiin e sotëm sapo të zbardhet ne do ta ankimojmë. Vendimi është i zbatueshëm kur gjykohet edhe nga Apeli dhe merr një vendim atje” – tha Alibeaj para gazetarëve.
/JavaNews/a.r