Sot shënohen 30 ditë që kur Rusia sulmoi Ukrainën, ndërsa bombardimet dhe raketat nuk ndalen, teksa ushtria ruse po kryen sulme të rënda me raketa në Irpin, në veri të Kievit. Sipas raporteve të inteligjencës, Kremlini u ka bërë të ditur forcave të armatosura ruse se lufta duhet të përfundojë deri në 9 maj.
Ministria e Jashtme e Ukrainës ka kërkuar nga Bjellorusia që të shkurtojë në pesë numrin e diplomatëve në ambasadën e saj në Kiev. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Oleh Nikolenko tha se ky vendim ishte përgjigje ndaj një vendimi të ngjashëm të ndërmarrë nga Minsku një ditë më parë.
Zyrtarët ushtarakë ukrainas deklarojnë se arritën të shkatërronin një anije të madhe ruse të quajtur Saratov në qytetin port të pushtuar të Berdyansk. Një tjetër anije, Orsk, u shkatërrua gjithashtu dhe disa anije të tjera u dëmtuan, thanë zyrtarët ushtarakë.
Në një konferencë për mediat, ushtria e Ukrainës pohoi se Rusia mbetet e fokusuar në pushtimin e Ukrainës jugore, në një përpjekje për të krijuar një “urë tokësore” në territorin e pushtuar të Krimesë.
Ata ende po përpiqen të kapin qytetet e Popasna, Rubizhne dhe Mariupol në jug, por deri më tani nuk kanë pasur “asnjë sukses”, raporton BBC. Në Sumy dhe Kharkiv, rusët po sulmojnë infrastrukturën civile, duke shtuar se disa forca ruse po tërhiqen pasi kanë pësuar humbje deri në 50%.
Bombardimet ruse kanë përfshirë të gjithë qytetin e Rubizhne, në lindje të Ukrainës. Si pasojë e sulmeve gjatë natë, dy roje kufitare kanë mbetur të vrarë.
Kjo është raportuar nga agjencia ukrainase UNIAN, e cila citon kreun e administratës civile dhe ushtarake të Lugansk, Serhiy Haidai.
g.kosovari
Ju jepni vetëm *fitoret*e ukrainasve,po humbjet që janë kolosale dhe miliona ukrainas të pafajshëm po ikin në mënyrë biblike nga vatrat e tyre? Ne dëgjojmë dhe shohim vetëm atë që na serviret nga zyra e shtypit të Natos, të SHBA dhe BE,që janë të njëanshëm.Duam realitetin për t’a mbrojtur Ukrainën vërtet nga pushtuesit rusë.E pafalshme,pushtimi rus në Ukrainë