Ministri japonez i mbrojtjes konfirmoi se një raketë e paidentifikuar e lëshuar nga Korea e Veriut ka rënë rreth 170 kilometra larg brigjeve të prefekturës së Aomori, në veri perëndim të Arqipelagut.
Një distancë që gjendet brenda Zonës ekonomike ekskluzive. Burime të ministrisë raportuan se raketa arriti një lartësi prej 6 mijë kilometrash, gjë që nxit dyshime se mund të jetë një raketë balistike ndërkontinentale.
Pak minuta para, alarmi ishte dhënë nga Korea e Jugut e cila sinjalizoi një raketë të paidentifikuar e nisur nga Korea e Veriut. Raketa u hodh drejt detit të Japonisë, sipas ushtrisë koreano jugore e cila nuk ka dhënë detaje të tjera.
Gjithsesi të dhënat e para konfirmojnë një test të një rakete balistike me rreze të gjatë. Një sinjal më shumë për vullnetin e Penianit që të nisë një cikël të përhershëm aktesh provokuese. Në muajin janar Kim Jong Un kërcënoi se do të hiqte moratoriumin për testet bërthamore dhe atyre të raketave ndërkontinentale, për shkak të bllokimit të negociatave për dosjen bërthamore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
/b.h