Presidenti i Republikës çeke, Milos Zeman, ka thënë se është “praktikisht e pamundur” që myslimanët të integrohën në Europën moderne. Duke folur në një televizon lokal, Zeman ka bërë këtë deklaratë, duke iu referuar sulmeve seksuale në Gjermani gjatë natës së Vitit të Ri.
“Përvoja e vendeve të Europës Perëndimore ka treguar se integrimi i komunitetit mysliman, praktikisht është i pamundur”, ka thënë Zeman, raporton DailyMail.
“Duhet ti lëmë ata në kulturën e tyre në vendet e tyre dhe mos t’i marrim në Europë, në të kundërtën do të përfundojmë si në Këln”, ka thënë Zeman i cili është i njohur për deklaratet e tij kontraverse për myslimanët.