Pas Serbisë dhe Maqedonisë, pritet që edhe Kosova sivjet të shkojë në zgjedhje. Edhe pse kryeministri Isa Mustafa ka përsëritur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe se Qeveria nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje, analistët kosovarë thonë se kriza politike në Kosovë dhe këmbëngulja e opozitës së bashkuar kanë rritur shumë gjasat për zgjedhje të parakohshme
Kosova pritet që të jetë shteti i tretë ballkanik që mund të mbajë zgjedhje të parakohshme brenda vitit 2016 për shkak të krizës politike në vend, pas Maqedonisë dhe Serbisë. Në Maqedoni tashmë është konfirmuar 24 prilli për zgjedhje të parakohshme, kurse të dielën edhe kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, doli me deklaratë se tashmë ka vendosur që ta dërgojë Serbinë në zgjedhje. Edhe pse kryeministri Isa Mustafa ka përsëritur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe se Qeveria nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje, analistët kosovarë thonë se kriza politike në Kosovë dhe këmbëngulja e opozitës së bashkuar kanë rritur shumë gjasat për zgjedhje të mundshme të parakohshme.
Express