Politika globale dhe liderë biznesesh, përfshi nëntë liderë shtetërorë e kryeministra, do të marrin pjesë të shtunën e ardhshme në Abu Dhabi për Javën e Qëndrueshmërisë Abu Dhabi 2016 (ADSW), një tubim ky që është edhe më i madhi i këtij lloji në Lindjen e Mesme.
ADSW, që për organizator ka kompaninë “Masdar” – kompania për energji të ripërtërishme në Abu Dhabi – do të tërheq më shumë se 33,000 delegatë, përfshi mbi 80 ministra dhe vizitorë nga 170 shtete. Në këtë ngjarje, ku do të adresohen sfidat e ndërlidhura të energjisë dhe sigurisë së ujit, ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit të qëndrueshëm, do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, raporton Koha.net.
Veç saj, të pranishëm do të jenë edhe Enrique Pena Nieto, President i Meksikos; James Michel, President i Seychelles; Tommy Remengesau, President i Palaut; Tomislav Nikoliç, President i Serbisë; Muhammadu Buhari, President i Nigerisë; Henry Puna, kryeministër i Ishujve Cook dhe Abdelilah Benkirane, kryeministër i Marokut.