Deputetja e PD-së, Grida Duma është shprehur se në qëllimin për bashkimin e PD nuk duhet të vihen as kushte paraprake dhe as përjashtime, duke iu referuar këtu edhe Sali Berishës. Ajo ka hedhur akuza në drejtim të kryetarit të Komanduar, Enkelejd Alibeaj, i cili sipas saj, doli në një deklaratë me 3 pika, por që nuk ishte e dakordësuar me të gjithë pjesën e grupit të deputetëve.
“Nuk ka pasur një dakordësi të grupit të PD, ne kemi qenë shumë luajal edhe ditën që kemi bërë takimin, kur Basha nuk ishte dorëhequr,vendimi i grupit duhet të ishte i dakordësuar, vendim grupi kur nuk është gjysma e grupit nuk ka, nuk kërkojmë kushte kur kërkojmë bashkim, negociata prodhon rrethana të reja dhe këto duhet të prodhojnë bashkimi. Duhet bërë një bisedë e thellë dhe aty le të diskutohen të gjitha, mund të jetë edhe Berisha, po s;ka arsye të kemi frikë nga asgjë që askush. Nuk do të thotë që duhet të kthehem pas nga 9 shtatori, arti i negociatës nuk nis as me kushte”, tha Duma.
g.kosovari