Dejvi Allamani është i riu që humbi jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e djeshme në aksin Milot-Fushë Krujë.
Allamani, shofer i njërës prej makinave, nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda.
Tre automjete u përplasën mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë.
Në spitalin e Traumës po marrin trajtim mjekësor dy persona: K. C., 29 vjeç, drejtues i njërit prej automjeteve të përfshira në aksident dhe pasagjerja E. Y., 26 vjeçe.
Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve, në spitalin e Traumës në Tiranë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
/a.r