Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha këtë të enjte se Vladimir Putin do të përfundojë duke marrë të kundërtën e asaj që donte, më shumë NATO jo më pak, në krahun perëndimor të Rusisë, pas sulmit në Ukrainë.
Nga ana e tij Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se tashmë 4 grupe të reja ushtarake do të dërgohen në Sllovaki, Hungari, Bullgari dhe Rumani.
Presidentin Zelensky, kryeministri britanik e përshkruajti si “një nga udhëheqësit më të jashtëzakonshëm të luftës së kohëve të fundit”. Ai tha se presidenti i Ukrainës ka unifikuar opinionin botëror dhe ka mobilizuar vendin e tij.
“Nga ana e tij Zelensky kërkon sanksione më të forta ekonomike ndaj regjimit të Putin dhe mbështetje specifike ushtarake mbrojtëse”, tha Johnson teksa shtoi: “Ne jemi të vendosur t’i sigurojmë këto.”
/a.r