Seanca plenare e ditës së sotme ka nisur me tone të larta. Edmond Spaho kërkoi që seanca të nisë me interpelancën për Edi Ramën dhe Belinda Ballukun për rritjen e çmimeve.
Kur Ermonela Felaj i dha fjalën Taulant Ballës, Spaho u ngrit për të bllokuar foltoren dhe debatoi për disa caste me zv.kryetaren.
Balla: Ty Saliu të ka hyrë brenda dhe po të del. Mbaje pra, ule poshtë.
Felaj: Ju lutem a mund ta lejoni Ballën të përfundojë.
Spaho: Më çudisni që merrni fjalën për cështje që i takojnë opozitës. Nuk të shpëton kjo, kot lodhesh. E dyta, sot nuk ka 2 seanca por një seancë. Për më tepër kemi rregulloren që nuk lë asnjë shteg, është e prerë, zhvillohet si pikë e parë e rendit të ditës që duhet të jetë interpelanca me kryeministrin. Shikoni punët tuaja, mos u merrni me punët e tjerëve, apo të ka hyrë frika nga Berisha se bën “zëdhënësin e opozitës”.
/a.r