Drafti si dhe propozimet e PD e LSI për reformën në drejtësi i janë dërguar Komisionit të Venecias këtë të hënë, për një opinion të dytë. Partia Demokratike dorëzoi sot propozimet dhe mendimet e saj në lidhje me reformën. Në mbledhjen e shkuar të Komisionit të Posaçëm për reformën deputetët e PD-së u shprehën se drafti i Maxhorancës kishte lënë jashtë 11 nga 139 rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Në fokus të propozimeve të PD-së mbetet formula e votimit të zyrtarëve dhe isntancave të larta në gjyqësor, kur opozita kërkon një votim me 2/3, ndryshe nga formula e përzgjedhur në draftin e maxhorancës ku parashikohet një votim me shumicë të cilësuar me 3/5-tat e kartonave të parlamentit.
Ndërkaq, në komisonin e Posaçëm ui dorëzuar edhe opinioni i LSI për draftin e reformës në drejtësi.
Ekspertët e këtij Komisioni pritet që të mbërrijnë në Tiranë më 21 janar.