Kryetari i PD-së Lulzim Basha i është referuar kundërshtive që LSI ka patur në lidhje me draftin e përgatitur nga ekspertët e maxhorancës, duke thënë se nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj afërsie mes Partisë Demokratike dhe LSI-së. Basha tha se aludime të tilla të publikuara në media, nuk kanë asnjë bazë të vërtetë dhe nuk do të ndodhi asnjë lloj afrie mes dy forcave politike.
Por nga ana tjetër, Basha tha se nën fryëmn e konsensusit mirëpret kritikat e LSI-së në lidhje me draftin e maxhorancës, të cilën edhe kësaj here e ka sulmuar, duke e quajtur si parafabrikatin që kërkon të kapë drejtësinë, për t’ia vënë në shërbim Kryeministrit.
Lideri i opozitës Lulzim Basha deklaroi se nuk ka rrugë tjetër përveç konsensusit, duke vënë në dukje se problemin me këtë koncept e ka vetëm Kryeministri Rama, gjë për të cilën Basha tha se ka mjaft prova.
“Do të bënim tradhëtinë më të madhe nëse do të lejonin vënien e drejtësiëë në shërbimin e plotë të ekzekutivit. Edi Rama ka lëshuar megafonët sesi mund ai ta kapë drejtësinë me 65 votat e tij.Mosmarëveshjet e tyre (PS-LSI) nuk kanë qenë parimore, ata kanë treguar se merren vesh në çast sa herë ua kërkojnë interesat. Duke ndjekur me vëmendje zhvillimet, ne kemi zgjedhur konsensusin drejt platformës në drejtësi. Sot ekspertët tanë kanë paraqitur opinionin e opozitës që do të çohet zyrtarisht në Konsensusin e Venecias. Do të ishte absurde që ne do të bënim ndryshe, dhe kësisoj merr fund e ashtuquajtura afërsi mes PD-së dhe LSI-së, pasi kjo e fundit ka kundërshtuar draftin e qeverisë për reformën në drejtësi.
Kemi bërë dhe do të bëjmë çmos që ta largojmë këtë qeveri, ky është misioni i opozitës, misioni i qytetarëve.”- tha Basha.