Deputeti Ervin Salianji në mbledhjen e kryesisë, i ka kërkuar deputeti Enkelejd Alibeajt që të thërrasë Këshillin Kombëtar që të japë legjitimitetin formal.
Ndërkohë që është përplasur edhe me Gazment Bardhin për dyert e blinduara në PD, pasi ka kërkuar që të hiqen dhe të tregojnë simbolikisht hapjen e partisë. Por Bardhi ka deklaruar se dyert janë të hapura.
Salianji: Të ndërtojmë një grup dhe zgjidhje që e bën bashkimin funksional për të gjithë ku të gjithë mund të përfaqësohen si ngjyrime.
Salianji-Alibeajt: Duhet thërritur Keshilli Kombëtar që të japë legjitimitetin formal.
Ervin Salianji: Të hiqen dyert e hekurit, të tregojmë me simbolikë hapjen e partisë.
Gazment Bardhi: Dyert janë të hapur
Salianji: Dyert e hekurit që as nuk preken me dore ta shpifin, t’i heqim
Gazment Bardhi: Së pari lidhur me blindimin e PD-se, dyert janë të hapura, dhe janë çështje të administratës. S’ja vlen të merremi në kryesi me këtë. Se dyti per zgjedhjet e vitit 2023. Ështe propozuar me idenë qe do pranohej nga te dy palet, duke bërë zgjedhje të bashkuar. Jam dakord edhe unë që të dalim me mesazh për bashkimin.
/a.r