Po teksa nuk ka bërë ende transparence për inspektimet qe Ministria e Infrastrukturës deklaroi se do nisnin në terren, nëse kompanitë hidrokarbure kanë apo jo rezerva nafte për 3 muaj siç e parashikon ligji, qeveria ka marrë përsipër ta kryejë vetë ketë nevojë në rast se do të rrezikohet mungesa në treg.
Zëvendësministri i Infrastrukturës Enea Karakaçi gjatë mbledhjes së Komitetit të Energjisë tha se qeveria do të sigurojë hidrokarbure në tregjet ndërkombëtare pa dhënë më shume detaje për sasinë që planifikohet të blihet dhe për sa muaj mund të mbulojë tregun vendas në rast se bëhet realitet skenari i mungesave në tregjet ndërkombëtare.
“Po përpiqemi të dalin në treg ndërkombëtar për të siguruar sasi të caktuara hidrokarburesh. Të jenë për një rast përkeqësimi të mundshëm të situatës ndërkombëtare, që mund të sjellë mungesa dhe si e tillë ne po marrim të gjitha masat”, tha zv.ministri.
Krijimi i rezerva të naftës ishte paralajmëruar më herët edhe nga kryeministri Edi Rama./m.j