Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në burgun e Lushnjës.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, ka arrestuar në IEVP Lushnjë, një vizitor, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një fishek pistolete i kalibrit 7.65 mm. I arrestuari në flagrancë, K.Sh, 41 vjeç banues në Memaliaj, kishte sjellë një qese me veshmbathje për djalin e tezes A.A, i dënuar me tetë vite burgim për veprat penale të prodhimit, trafikimit dhe shitjes së narkotikëve.
Grupi i kontrollit ka vërejtur sendin e ndaluar në fund të qeses dhe SHKBB kreu arrestimin e personit në flagrancë pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të: “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Egzekutimit të Vendimeve Penale” si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ende mbetet mister se për çfarë e donte plumbin i burgosuri. Kë do vriste dhe me se do ta vriste?
Çështja është nën hetim.
/a.r