Bordi i Transparencës ka vendosur që të shtrenjtoje gjatë dy ditëe në vijim çmimin e naftës dhe benzinës. Duke filluar nga sot, çmimi i një litri naftë do të jetë 233 lekë nga 221 që është aktualisht, kurse një litër benzinë do të shitet me 218 lekë nga 211 lekë që është tani.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme për periudhën 23-25 mars 2022, pas kësaj bordi do të mblidhet të premten datë 25 Mars 2022, për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes.
Njoftimi i Bordit:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 233 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 227 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 të jetë 218 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 208 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 93 lekë/litri me pakicë për automjetet, duke mbetur i pandryshueshëm.
Këto çmime reflektojnë rritjen në bursë të naftës dhe benzinës, ku me konkretisht:
nga data 16- 22 mars çmimi i naftës u rrit me 231 usd/ton dhe i benzinës me 113 usd/ton për të njëjtën periudhë.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme për periudhën 23-25 mars 2022, pas kësaj bordi do të mblidhet të premten datë 25 Mars 2022, për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.
Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursës, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.
/b.h