Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka folur paraditen e së mërkurës para gazetarëve edhe për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Presidentit të Republikës Ilir Meta i përfundon mandati më 24 korrik, dhe Balla kujtoi se Kuvendi ka ende kohë në dispozicion. Megjithatë ai tha se deri më 24 maj do të jetë gati emri i ri Presidentes apo Presidentit të ri të Republikës
“Neni 88 i kushtetutës ka përcaktuar kohën kur fillon procesi i përzgjedhjes së presidentit. Jo më vonë sesa 60 ditë nga data e përfundimit. Jo më vonë se 24 maji. Kemi ende kohë. Dhe ditë. Deri sa të fillojmë procedurën. Procedura merr 5 raunde votimi. Do kemi presidentin ose presidenten e re.”, tha Balla.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka refuzuar të japë një koment për dorëheqjen e Lulzim Bashës.
Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit të PS, Balla u pyet nga gazetarët për këtë zhvillim të rëndësishëm në kampin blu, por nuk preferoi të japë një përgjigje. Sipas tij, paketa e rezistencës sociale është më e rëndësishmja për momentin.
“S’kam asnjë koment për çështjen. Për ne ka rëndësi më shumë se kjo, paketa e rezistencës sociale”, tha shkurt Balla.
g.kosovari