Të shtëna me armë zjarri tronditën mbrëmjen e djeshme Shkodrën, por fatmirësisht nuk mbetën persona të lënduar. Armando Ndreu qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të furrës së bukës në pronësi të Sadet Salës, i cili po ashtu iu kundërpërgjigj duke e qëlluar me pistoletë. Mësohet se Ndreu dhe Sala u përplasën fizikisht kanë qenë sëbashku në një lokal afër zonës së ngjarjes, ku janë përplasur fillimisht fizikisht.
Më pas Ndreu ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të furrës së bukës. Nuk dihen ende motivet e sherrit mes tyre, teksa të dy janë arratisur pas ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim nga policia.
Report Tv siguroi mbrëmjen e djeshme edhe videon ekskluzive të momentit të ngjarjes, ku shihej Armando Ndreu teksa dilte nga automjeti i tij tip ‘Golf’ dhe më pas i afrohej furrës së bukës dhe qëllon me breshëri plumbash.
Në momentin kur Ndreu qëllon me breshëri plumbash, në rrugë shihen të kalojnë edhe automjete të tjera, por fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Ngjarja nuk është zbardhur ende, ndërsa policia vijon kërkimet për arrestimin e dy të rinjve.
g.kosovari