Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka bërë të ditur se 212 afganët e nisur nga Shqipëria kanë mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me anë të një postimi ne rrjetet sociale, Blinken thote se tashme ata kane një shtëpi te re, ndersa falenderoi ministren e Jashtme, Olta Xhaçka dhe popullin shqiptar për mikpritjen.
“I lumtur të ndaj që 212 afganë mbërritën këtë mëngjes nga Shqipëria në SHBA, në shtëpinë e tyre të re. Për fqinjët tanë më të rinj: Ju mirëpresim dhe ju urojmë më të mirat në këtë kapitull të ri. Një falënderim i veçantë për Ministrin e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka dhe popullin shqiptar”, shkruan Blinken në twitter.
Happy to share that 212 Afghans arrived this morning from Albania to the U.S., their new home. To our newest neighbors: We welcome you and wish you the best in this new chapter. My special thanks to Foreign Minister @xhacka_olta and the Albanian people for hosting Afghan guests. https://t.co/F4dV63ALYl
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) March 22, 2022
/b.h
Shkelqyeshem!