Nuk ka asnjë marrëveshje në horizont për një armëpushim në Ukrainë, thanë zyrtarët francezë në një deklaratë pasi presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi biseda telefonike me homologët e tij rusë dhe ukrainas me secilin veçmas sot.
“Për momentin nuk ka asnjë marrëveshje, por Presidenti Macron mbetet i bindur për nevojën për të vazhduar përpjekjet e tij”, thuhet në deklaratë.
“Nuk ka rrugëdalje tjetër përveç armëpushimit dhe negociatave me mirëbesim midis Rusisë dhe Ukrainës”, shtoi ai.
Telefonata mes Macron dhe presidentit rus Vladimir Putin ka zgjatur për një orë, sipas Pallatit të Élysés.
Duke përfshirë telefonatat sot, Macron ka folur me Putinin tetë herë dhe me Zelenskyn 17 herë që nga fillimi i pushtimit rus muajin e kaluar, sipas llogaritjes së CNN.
/b.h