I ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në “Dritare TV”, anëtari i Kryesisë së PD Roland Bejko ka komentuar dorëheqjen e Bashës nga kreu i partisë Demokratike.
Bejko shprehet se ai ia kishte kërkuar dorëheqjen Bashës dhe se Berisha e mundi me propagandë. Bejko shprehet se ai do të vijojë të jetë kundër Berishës edhe sikur ai të bëhet kryetar i partisë Demokratike.
“Personalisht unë e deklaroj hapur që do të vazhdoj të jem kundër Sali Berishës, edhe sikur ai të bëhet kryetar i partisë Demokratike. Nuk është personale, por parimore. Në kuptimin që unë jam kundër berishizmit, sepse berishizmi e ka ezauruar kohën e vet dhe tani ai është duke ezauruar një kohë të një gjenerate tjetër në një kohë kur politika kërkon një tjetër qasje. Berisha e mori rininë tonë, të lërë fëmijët tanë, djali im ka lindur në 92’ dhe është 30 vjeç sot dhe sërish Berisha është në politikë.”, u shpreh Roland Bejko.
/b.h