Një ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike për deputeten Grida Duma është një veprim i vonuar. E ftuar në Report Tv, Duma e vë theksin tek nevoja për zgjidhjen e krizës në parti, ku thotë se kryetari i ri duhet të zgjidhet përpara zgjedhjeve lokale 2023.
Për bashkimin e demokratëve, Duma shprehet se duhet të ngrihet një komisionin për të administruar dialogun mes PD-së dhe Komisionit të Rithemelimit. Sipas saj, nëse nuk gjendet një zgjidhje Pd do të mbetet copëz e një ëndrre.
Ish-nënkryetarja e PD-së ka renditur sipas saj të gjitha problemet që ka pasur Lulzim Basha në krye të PD-së. Sipas saj, Basha nuk arriti të krijonte kurrë ‘Bashizëm’, por ‘Lulizëm’, pasi i mungonte fryma e grupit, e ka pasur të pamundur që të delegeojë, vepronte vonë e vendimet i merrte me vonesë. Dua thotë se Basha në 9 vite si kryetar i PD ka jetuar me idenë se është i përzgjedhuri nga Sali Berisha, por në fakt sipas saj duhej të punonte për të qenë i zgjedhur nga demokratët.
“Dje ishte dorëheqje dhe sdoja të isha kritike sepse duhet respektuar si vendim. Bashizmi nuk u krijua asnjë moment. Bashkëpunëtorët e tij, kemi bërë jo pak për të, kemi kërkuar që të thekojë disa nga kriteret. Të jesh lider duhe të kesh një lloj identikti që njerëzit të gjejnë veten tek ti. Basha nuk e kishte karzimën e dukshme. Në 2012 erdhi me një profil perëndimor i buzëqeshur. Basha dukej si dajë i shkolluar jashtë, perëndimor në stil. Tendencat ishin të ishte një njeri i normalitetit. Ne tentuam të gjithë që shoqëria ka nevojë për një normalitet, por ku është njeriu i cili minimalisht i ofron vendit normalitetin jo dëlirin. Basha me normalitetin, duhej të vinte edhe fryma e grupit, i ka munguar puna në grup. Ai e pati të pamundur të delegojë. Njerëzit në mënyrë deri diku ironike krijuan idenë e ‘lulzimit’ sesa ‘bashizmit’, vepron vonë, merr vendime vonë, ndaj normalitetit sillet normalisht. Mendoni që PD do e trashëgonte apriori, unë e pretendoj se jam i përzgjedhuri, por pasi të jesh i përzgjedhur nga dikush duhet të jesh i zgjedhuri. Nuk prodhoi dot as atë që duhet, të ecte me një grup të shkëlqyer. Se bëri dot, së pari se rregullat e lojës në PD nuk u përmirësuan asnjë moment. Institucioni votës brenda në PD duhej të forcohej”, tha Duma.
/b.h