Është ekstraduar drejt Italisë, Ilir Bajri, i dënuar për shfrytëzim prostitucioni.
Bajri ndodhej prej afro 3 vitesh në burgun e Lezhës.
Bajri është dënuar në Bolonja më 10 dhjetor të vitit 2010 me 5 vite e gjysmë burg për shfrytëzim prostitucioni, emigracion klandestin, falsifikim dokumentesh.
Pjesë e grupit ishin gjithashtu edhe Enver dhe Bardh Bajri, Elvis Baroti, Gëzim Cerceku, Jetmir Topi dhe Fatmir Tafazi. Grupi ka vepruar në zonën Cervia dhe Ravena gjatë periudhave korrik 2000-gusht 2002.
/a.r