Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës tha se forcat ruse kanë rezerva municionesh dhe ushqimesh që do të zgjasin “jo më shumë se tre ditë”, shkruan BBC
Gjatë 24 orëve të fundit, Forcat Ajrore të Ukrainës kanë goditur nëntë objektiva ajrore ruse – një avion, gjashtë mjete ajrore pa pilot (UAV) dhe dy helikopterë. Në Okhtyrka, një qytet i vogël në rajonin Sumy në Ukrainën qendrore, forca ukrainase zmbrapsën 300 ushtarakë rusë.
Forcat ukrainase shkatërruan 14 tanke, tetë automjete luftarake, tre sisteme artilerie dhe katër automjete të tjera.
Ndërkohë pas ditësh luftimesh, forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin e Makariv, një qytet 30 milje në perëndim të Kievit, sipas një deklaratë të Forcave të Armatosura të Ukrainës, shkruan CNN
“Flamuri shtetëror i Ukrainës u ngrit mbi qytetin e Makariv ndërsa rusët u tërhoqën”, thuhet në postim.
Makariv ka pësuar dëme të konsiderueshme nga sulmet ajrore ruse. Ndërkohë, ministria ruse e mbrojtjes ka pohuar vazhdimisht se nuk po synon civilët.
g.kosovari