Debat i ashpër në emisionin opinion, mes profesorit Mark Marku, Çlirim Gjatës dhe deputetit demokrat Oerd Bylykbashi, teksa po diskutohej për situatën në PD pas dorëheqjes së Luzlim Bashës.
Marku i është kthyer gjatës duke i thënë se s’ka as “përgjegjësinë e fjalës”, sepse është kthyer kundër Bashës, pasi nuk e bëri deputet.
“Kështu si jeni, jeni një mut, dhe hajt mirupafshim, hani mutin tuaj’, i ka thënë Marku Gjatës, ndërsa ky i fundit i është kthyer duke e kritikuar për fjalorin.
Replikat e ashpra, Marku s’i ka ndalur as me deputetin Bylykbashi, duke i thënë se s’ka të drejtë ta quajë Bashën “humbës” pasi ai vetë ka 30 vite që humbet në zgjedhje.
Pjesë nga debati në emisionin “Opinion”:
Çlirim Gjata: Ti s’ke as përgjegjësin e fjalës
Mark Marku: Është e pandershme
Marku: Mos të flasim për nder se e di unë si flas
Gjata: Kjo që po bën është e pandershme
Marku: I pandershëm je ti, je bërë kundërshtar me Lulzim Bashën se s’ju bëri deputet
Gjata: Kë mua?
Marku: Jo e imja që ju thashë, kështu si jeni, jeni një mut, dhe hajt mirupafshim, hani mutin tuaj
Gjata: Të të vijë turp, je intelektual ti. Je banal, të të vijë turp
Oerd Bylykbashi: Me ato terma bëj kujdes
Blendi Fevziu: O Mark, na nxorre tek Brryli tani, dolëm në Instagram
Mark Marku: Po ik o tashi, do më mësoni etikën
Bylykbashi: Mark e teprove
Marku: Do të të flas edhe më keq po më ndërhyre, ti ke 30 vjet që humb dhe i thua atij humbës