Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin tha në një konferencë për shtypin të mbajtur të hënën se qeveria kineze ka vendosur t’i japë Ukrainës një kontingjent tjetër ndihme humanitare me vlerë 10 milionë juanë.
“Pala kineze është jashtëzakonisht e shqetësuar për dëmet ndaj civilëve në konfliktin ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Përparësi kryesore e bashkësisë ndërkombëtare është përballimi i një krize të mundshme humanitare në shkallë të gjerë.
Kina ka paraqitur një nismë prej gjashtë pikash për të lehtësuar gjendjen humanitare në Ukrainë dhe ka ndërmarrë veprime praktike, duke ofruar një kontingjent ndihme urgjente humanitare.
Pala kineze do të vazhdojë të luajë rol kontruktiv për të nxitur lehtësimin e gjendjes në Ukrainë dhe është e gatshme të bëjë përpjekjet e saj për kapërcimin e krizës humanitare,” theksoi zëdhënësi.