Një vajzë 7-vjeçare e cila është regjistruar teksa këndonte këngën Frozen në një bunker në Ukrainë ka performuar live në një skenë koncerti në Poloni.
Amelia Anisovych kaloi 6 ditë në një strehë ndaj bombave në Kiev, para se të arratisej me familjen e saj gjatë këtij muaji.
Të dielën në mbrëmje ajo këndoi himnin e Ukrainës. Koncerti, i titulluar “Së bashku me Ukrainën”, kishte disa nga emrat më të njohur të muzikës në Ukrainë dhe Poloni.
Videoja e Amelias u bë virale në rrjetet sociale. Madje ajo u shpërnda edhe nga Idina Menzel, e cila luan rolin e Elsës në film.
/a.r
Remember the girl who sang Frozen in a Ukrainian bomb shelter?
She just sang on stage at a charity concert in Poland pic.twitter.com/wKOr5e6S69
— James Longman (@JamesAALongman) March 21, 2022