Një i arrestuar shqiptar është arratisur nga spitali i Rodosit në Greqi ku ishte shtruar pas infektimit me COVID.
Shqiptari i arrestuar për grabitje të mbetur në tentativë do të gjykohej të premten por çështja e tij u shty për shkak se ishte prekur nga COVID.
Ai u dërgua në spitalin e përgjithshëm të Rodosit ku prej ditës së djeshme po trajtohej për pneumoni.
Në rrethana ende të paqarta i arrestuari është arratisur nga spitali.
Mungesa e tij është vënë re mëngjesin e sotëm dhe menjëherë policia ka nisur hetimet për gjetjen e tij.
g.kosovari