Demokratët Ibsen Elezi dhe Edvin Kulluri gjatë konferencës për shtyp të mbajtur këtë të hënë thanë se janë do të japin kontributn e tyre për bashkimin e PD-së.
“Do japim kontributin tonë, jemi të gatshëm për bashkimin e PD nëse ka vullnet nga të dyja palët”, tha Kulluri.
“Duhet të ulemi menjëherë”, tha Elezi.
“Unë kam qenë gjithmonë i qartë se mua më bashkon rrugëtimi politik, ne s’kemi qenë shokë, por na ka bashkuar rrugëtimi politik, e shoh konsekuent. Përçarje do të ketë gjithmonë, do të kemi edhe unë me Kullurin, por nuk do të thotë të kesh përçarje për pikëpamjet apo të kodit moral. Ne jemi këtu për shkak të mungesës së vullnetit të tyre për t’u larguar. përplasja politike është shumë pak e ashpër në krahasim me atë që duhet të jetë”, tha Elezi.
“Demokratët duan një parti, morali politik i çdo njeriu është përgjegjësi personale, ne nuk kemi bërë tregti, nuk kemi bërë ndonjëherë pazare në kurriz të parimeve. Rezultati i 6 marsit tregoi se ashtu si viti 2021 humbën përballë Edi Ramës, më duket e çuditshme për zgjedhje të parakohshme sepse më duket nxitim për t’i dhënë mandatin e katërt Edi Ramës. Si do të përballemi ne, nuk përballemi, është garë e humbur pa nisur akoma”, tha Kulluri.
“Sot kemi dalë për t’i bërë thirrje demokratëve për të mbajtur qëndrimin e tyre ndaj dy iniciativave që po e përçajnë PD-në. Do presim reagimin, ka nevojë urgjente për të dy palët. Nëse do të kërkojnë nga ne të dy për të gjetur një zgjidhje do ta bëjmë”, shtoi Kulluri.
“Duhet të ketë ballafaqim të tyre dhe garë me debat të dy figurave”, u shpreh Elezi.
g.kosovari