Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë dhënë detaje nga aksioni i tyre në terren kundër ushtrisë ruse, në ditën e 26 të pushtimit.
Sipas raportimeve të Forcave Ajrore të Ukrainës thuhet se janë goditur shtatë objektiva ruse, një avion, katër dron dhe dy raketa lundrimi.
“Pozicioni dhe natyra e veprimeve të forcave të mbrojtjes nuk kanë ndryshuar” thanë forcat e Armatosura.
Sipas tyre, thuhet se ka pasur një rënie në intensitetin e përdorimit të avionëve të drejtuar nga Rusia, por se ajo ka përdorur mjete ajrore dron për të vlerësuar efektivitetin e sulmeve.
Në rajonet Donetsk dhe Luhansk thuhet se po kryhen masa mobilizimi të detyruar nga forcat ruse.
g.kosovari