I gjithë vendi është përfshirë nga temperatura të ulëta, të cilat kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve, ndërsa autoritetet apelojnë drejtuesit të përdorin zinxhirët në zonat verilindore dhe juglindore.
Reshjet e dendura të dëborës kanë mbuluar gjithë Veriun, Verilindjen, Juglindjen e vendit, por edhe shumë zona të tjera në të gjithë Shqipërinë.
Raportohet se në disa zona të thella, trashësia e borës arrin deri në 1 metër. Nga të dhënat e fundit të Autoritetit Rrugor Shqiptar bëhet e ditur se rrugët kombëtare janë të kalueshme. Probleme në qarkullim janë paraqitur gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit.
Në disa akse rrugore, si Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë Korçë-Ersekë (Qafa e Qarit pjesërisht me zinxhirë), Kukës-Peshkopi në vendin e quajtur Kalaja e Dodës pjesërisht 3-4 km, si dhe Pukë-Kukës në vendin e quajtur (Qafë Mali), pjesërisht me zinxhire, është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve.