Qeveria amerikane ofron një shpërblim prej 5 milionë dollarësh kush jep informacion të saktë që mund të çojnë në sekuestrimin e aseteve të lidhura me oligarkët rusë.
Skema e quajtur “kapja dhe ngrirja” filloi të mërkurën, ndërsa programi mori formë përpara se Moska të dërgonte trupa në Ukrainë dhe u miratua nga Kongresi gjatë administratës Trump si pjesë e një plani për shpenzimet e mbrojtjes.
Çdo qytetar amerikan që transmeton informacione që çojnë në kufizimin, sekuestrimin ose konfiskimin e aseteve “të lidhura me korrupsionin që përfshin qeverinë e Federatës Ruse”, mund të marrë 5 milionë dollarë, raporton Daily Mail.
Pasuritë në pronësi të oligarkëve rusë do të konfiskohen vetëm nëse ndodhen në SHBA, megjithëse të tjerët kanë vepruar në mënyrë të njëanshme diku tjetër.
Për t’u kualifikuar për një shpërblim sipas programit të ri, një informator duhet të japë informacion që çon në kufizimin, sekuestrimin, konfiskimin ose riatdhesimin e aseteve të vjedhura “të lidhura me korrupsionin”.
/b.h