Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Kremin.
Trupat ruse dyshohet se kanë hapur zjarr në një shtëpi të të moshuarve në qytetin lindor duke vrarë 56 persona.
Qeveria ukrainase thotë se pushtuesit qëlluan në ndërtesën në rajonin e Luhansk nga një tank ”në mënyrë cinike dhe të qëllimshme”.
Shërbimi Shtetëror i Komunikimeve Speciale tha se ishin 15 të mbijetuar, të cilët u rrëmbyen nga pushtuesit dhe u dërguan në territorin e pushtuar në Svatove (rajoni i Luhanskut) në shkollën rajonale të konviktit geriatrikë.
/a.r