Nuk ka diskutim që ukrainasit po vuajnë pasojat më të tmerrshme të luftës, me viktima dhe të plagosur që regjistrohen çdo ditë që nga fillimi i pushtimit rus, dhe miliona të tjerë që kanë lënë shtëpitë e tyre.
Por, sipas “Daily Mail”, edhe Presidenti rus, Vladimir Putin, përgjegjësi kryesor i këtij konflikti brenda territorit europian, ka pësuar një transformim të rëndësishëm për shkak të luftës.
Pasi kuptoi se nuk mund të merrte Ukrainën brenda pak ditësh, burime nga brenda Kremlinit, që citon media britanike, raportojnë se Putin i ka shtuar edhe “apokalipsin bërthamor” listës së paranojave të tij.
Distanca që ruan kur flet me liderët e tjerë botërorë, apo edhe me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, është thjesht një fiksim i vogël. Sipas burimeve brenda Kremlinit, Putin ka kërkuar që të testohet evakuimi i tij në avionin presidencial, në rast të shpërthimit të një lufte bërthamore.
Avioni, i quajtur Ilyushin Il-80, ose sipas emrit të koduar të NATO-s, Maxdomes, ka marrë nofkën “Kremlini fluturues”, pasi është praktikisht një bunker bërthamor me krahë, nga ku Putin mund të japë urdhra dhe të komandojë gjithçka nëse do t’i duhet të largohet nga Kremlini për shkak të një katastrofe bërthamore. Rusët po punojnë madje për një model të ri, të quajtur Ilyushin 96-400M, por ai nuk është ende gati.
Shumë burime jo zyrtare thonë se shkak për vendimet e Putin është edhe gjendja e tij shëndetësore jo e mirë, por shërbimet perëndimore të inteligjencës nuk kanë raportuar për asnjë moment një gjë të tillë.
Sipas burimeve ruse, për stërvitjen bërthamore janë lajmëruar vetëm aleati i ngushtë Dimitry Medvedev, dikur kryeministër dhe president i Rusisë, si dhe krerët e dy dhomave të parlamentit rus, Vyacheslav Volodin dhe Valentina Matviyenko.
Avioni i presidentit rus Vladimir Putin, kushton më shumë se 430 milionë euro.
Një mjet udhëtimi luksoz, i pajisur me të gjithë komoditetet, si bar, palestër e madje tualet të larë në flori.
Neqoftese kjo bota Idiote ka deshiren qe ti jape fund njerzimit per tja mbushe kushtet Ukraines pra kjo bote nuk e meriton emrin bota inteligjente ,ka edhe menyra tjera dipllomatike ku bota mundet ta izollon Rusine terheqja e Rusise nga keshilli i sigurimit dhe organizatat boterore dhe keshtu i vjen fundi federates Ruse .