Derbi i luajtur në “Elbasan Areana” mes Tiranës dhe Dinamos ka përfunduar me rezultatin 1-0 për bardheblutë e Orges Shehit.
Një pjesë e parë me raste në të dyja portat, ku Agim Ibrahimi dhe Patrik Bardhi do të jeopnin sinjalet e para për blutë e Vanolit, ndërsa bardheblutë do të përgjigjeshin me Seferin por pa mundur të konkretizonin rastet e krijuara.
23′ vjen rasti ideal për Dinamon. Sabien Lilaj lëviz bukur në zonë, por nuk ia del të dërgojë topin në rrjetë, pasi gjeti të përgatitur portierin Visar Bekaj. Menjëherë dinamovitët do të gjenin golin e avantazhit m Ali Samake që gjen rrjetën dhe mposht gardianin e kryesuesve. VAR-i anulon festën për prekje të topit me dorë nga lojtari i ekipit të Vanolit.
Raste sa nga njëra portë në tjetrën me Devid dhe Ibrahimin që provojnë të surprizojnë portierët kundërshtarë por pa rezultat, ndërsa të njëjtën gjë do të bënin dhe Limaj dhe Seferi për Tiranën, ndërkohë Chinedu do të përgjigjej nga krahu tjetër.
Edhe në një tjëtr rast provuan Limaj dhe Chinedu por pa mundur të tregoheshin të saktë në gjuajtjet e tyre, ndërsa goli do të vinte në minutën 69-të me Tiranën që gjen golin e avantazhit. Simon pret gjuajtjen e Totres. Asist i Redon Xhixhës dhe gol i brazilianit Devid dhe festa tani është e gjitha për kampin bardheblu.
Minuta të qeta në “Elbasan Arena” dhe duhej të vinte 87’ që të kishim një tjetër rast për gol, me Dinamon që fiton penallti por Bekaj bën heroin, teksa grushton gjuajtjen e kapitenit Agim Ibrahimi.
Ndeshja nuk do prodhonte më raste të tjera me sfidën që mbyllet në favor të Tiranës e cila vazhdon kështu marshimin drejt titullit kampion, ndërsa Dinamo nuk arrin të fitojë as këtë derbi, me Vanolin që debuton me humbje në stolin e dinamovitëve.
Blutë tashmë rrezikojnë mbijetesën ndërsa ndodhen në vendin e 9-të me 23 pikë.