Organizata e Kombeve të Bashkuara, njofton se deri më tani kanë humbur jetën 847 civilë nga lufta në Ukrainë.
Numri është rritur me 31 viktima krahasuar me një ditë më parë. OHCHR tha se 1,399 civilë janë plagosur, duke përfshirë 78 fëmijë, të shkaktuara kryesisht nga bombardimet dhe sulmet ajrore.
“Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet me raketa dhe ajrore,” tha OHCHR.