Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar qytetarët shqiptarë që jetojnë në Rusi të kontaktojnë përmes numrave të telefonit në rast se ndodhen në situata emergjente ose nëse kanë kërcënim real për sigurinë dhe jetën e tyre.
MEPJ njofton se ambasada e Shqipërisë në Rusi e ka të pamundur aksesin në profilet e saj për shkak të bllokimit të rrjeteve sociale.
Njoftimi i MEPJ
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të bllokimit të rrjeteve sociale në Federatën Ruse, Ambasada e Republikës së Shqipërisë e ka të pamundur aksesin në profilet e saj në Facebook dhe Twitter.
Shtetasit shqiptarë të cilët gjenden në situata emergjente, kur ka një kërcënim real për shëndetin, sigurinë dhe jetën e tyre (ose të një shtetasi tjetër shqiptar) të kontaktojnë në numrin e telefonit
+7 929 968 05 38
Për të kontaktuar me Ambasadën, mund të përdorni adresën e postës elektronike: embassy.moscoë@mfa.gov.al
Gjithashtu mund të telefononi në numrat e telefonit +7 495 982 38 52 ose +7 495 982 38 53.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po e ndjek me vëmendje situatën në Rusi dhe mbetet në gatishmëri për t’i ofruar ndihmë dhe asistencë shtetasve shqiptarë të cilët ndodhen atje.