Në sheshin Skënderbej janë mbledhur rreth orës 11:00 këtë të shtunë qytetarët që janë ngritur kundër rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, karburanteve dhe energjisë elektrike në vendin tonë.
Më pas protestuesit i janë drejtuar drejtë bulevardit për tek kryeministria, itinerar ky që është ndjekur në një javë protesta në të gjithë vendin. Kushti që ka protestuesit është që qeveria të plotësojë të gjitha kërkesat e paraqitura prej tyre.
“Bashkohu në protestë”, “po nuk ranë çmimet do bjerë qeveria”, “nuk paguaj asnjë lekë për krizën tuaj”, ishin disa nga thirrjet e qytetarëve protestues që vinin drejt sheshit Skënderbej me pankarta në duar dhe me megafona.
Disa minuta para nisjes së protestës policia e shtetit ka marrë masa. Ajo është vendosur në qendër të Tiranës. Dhjetëra mjete janë vendosur pranë ministrisë së Brendshme, teksa dhe një autobot është parë në pedonale. Si herët e tjera në gatishmëri do të jenë disa forca policie. Të gjitha protestat kanë qenë paqësore dhe pa incidente, ndonëse ka pasur disa të shoqëruar.
g.kosovari