Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e të shtunës në Tiranë, ku një person ka humbur jetën.
Policia bën me dije se në rrugën “28 Nëntori”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Gj. P., 46 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.03.2022, rreth orës 10:00, në rrugën “28 Nëntori”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Gj. P., 46 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari