Shefi i Hezbollah-ut të Libanit, Sayyed Hassan Nasrallah mohoi të premten e 18 marsit raportimet për dërgimin e luftëtarëve dhe ekspertëve për të luftuar përkrah Rusisë në Ukrainë.
Ky lajm u raportua nga televizioni libanez “Al Mayadeen”.
“Askush nga Hezbollahu, as luftëtar dhe as ekspert, nuk shkoi në këtë arenë apo në asnjë nga arenat e këtyre luftërave”, e citoi Nasrallah-un – Al Mayadeen TV.
Javën e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin dha dritën jeshile që deri në 16 mijë vullnetarë nga Lindja e Mesme të vendosen në Ukrainë së bashku me rebelët e mbështetur nga Rusia për të luftuar.
“Ne duhet të kërkojmë nga shteti dhe qeveria libaneze të formojnë një komitet emergjence sepse pasojat e luftës kanë arritur në Liban dhe në rajon”, shtoi kreu i Hezbollah-ut.
Hezbollah ose “Partia e Zotit” është një forcë politike dhe grup militant që u shfaq për herë të parë gjatë luftës civile të Liban-it si një milici pas pushtimit izraelit në vitin 1982.